Dy shqiptarë sulmohen nga serbët në afërsi të Urës së Ibrit

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Një protestë që dyshohet të jetë thirrur nga jashtë Kosovës, ka mobilizuar edhe disa serbë afër Urës së Ibrit.

Grupi Koha raporton se dy shqiptarë janë rrahur nga serbët pak matanë Urës.

Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

Një numër prej serbëve janë mbledhur jo fort larg vendit ku po protestonin shqiptarët. Këta të fundit që nuk iu bindën kërkesave të Policisë së Kosovës, që të mos dalin në protesta.

Institucionet dyshojnë se thirrja për këtë protestë ka ardhur nga jashtë.

Në anë tjetër, gazetarët kosovarëjanë penguar të xhirojnë nga disa serbë në afërsi të sheshit kryesorë në Mitrovicën e veriut.

No description available.

Të ngjashme