Dy “strategjitë” e Kurtit: Dialogu pa kushte me Serbinë dhe forcimi i klientelës partiake

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 09:33 | Nga Afrim Kasolli

Prej se ka ardhur në pushtet, Albin Kurti ka ndjekur një strategji të dyfishtë për ta konsoliduar sa më mirë atë. Ndjekja pa kushte e dialogut me Serbinë në politikën e jashtme dhe forcimi i klientelës partiake dhe nepotizmit famlijar brenda.

E para i ka prodhuar kompromiset që tashmë i kemi parë. Kurse e dyta abuzimet, sikur se rasti i djeshëm i drejtorit të KEK-ut. Nagipi dhe shumë nagipa të tjerë, janë pasojë e këtij mentaliteti patologjik politik. E i cili nuk paraqet asnjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara.

Prandaj, ai nuk mund të luftohet si dukuri pa e çmontuar strukturën politike dhe frymën e brendshme që i ushqen shpërdorime të tilla të pushtetit. Sepse kur korruptohet mendësia politike të tjerat janë vetëm epifenomen i saj.

Problemi, ështe se kush do ta luftojë këtë pushtet?

Kjo opozitë që u ndëshkua pikërisht për shkak të këtyre praktikave? As ata vetvetes nuk i besojnë në këtë mision se lërë më qytetarët e Kosovës.

Prandaj, edhe kemi ardhur në atë gjendje ku korrupsioni dhe kompromiset me Serbinë janë shndërruar në një “perpetuum mobile” të jetës sonë politke.

Të ngjashme