Pas suksesit të treguar nga studentët e UBT-së, në hulumtimin e përbashkët me Morehead State University, në SHBA, ky universitet ka ofruar dy bursa të plota studimi për studentët e UBT-së për master.
Studentët e UBT-së shfaqën përvojën dhe angazhimin e tyre dhe u treguan shumë të suksesshëm në një hulumtim, i cili kishte të bënte me analizimin e ndërlidhjes mes realitetit virtual dhe kontrollerëve industrialë, të dr. Jorge Ortega nga Departamenti për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda Morehead State University.
Studentët e UBT-së, gjatë muajit të kaluar kanë qëndruar në MSU dhe gjatë asaj kohe kanë përfunduar trajnimet për Fanuc Robot, teksa vlen të theksohet se studentët e UBT-së ishin mjaft të suksesshëm edhe në testimin për certifikim.
Ata janë pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në hulumtim.