Dy të arrestuar në Gjilan për uzurpim prone e tejkalim të lejes ndërtimore

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 09:11 | Nga

Mospërfillja e aktvendimeve të lëshuara nga institucionet komunale të Gjilanit dhe vazhdimi i punimeve në ndërtimin e objektit banesor, duke tejkaluar lejen e ndërtimit dhe duke bërë uzurpimin e pronës publike, ka bërë që në pranga të përfundojnë drejtori i kompanisë private të ndërtimit “Fluidi Construction”, si dhe një tjetër person i angazhuar në këtë kompani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Objekti në ndërtim gjende përgjatë rrugës Gjilan-Preshevë.

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, thotë se ndaj personave në fjalë, të cilët tashmë janë arrestuar, ekziston edhe një kallëzim penal, i cili është ushtruar nga organet komunale të Gjilanit për shkak se personat e arrestuar kanë larguar shiritat për ndalim të punimeve.

Fadil Sherifi, ushtrues detyre i drejtorit të Urbanizimit, ka bërë të ditur se me arrestimin janë marrë organet policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme