Dy të arrestuar në Prishtinë, penguan policinë dhe inspektorët

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 10:28 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar dy persona për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë dhe inspektorët komunalë që të kryejnë detyrën e tyre.

Personat janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Prishtinë.

“Rr. Fazli Grajqevci, Prishtinë 27.01.2018 – 00:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë dhe inspektorët komunal gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme