Dy të arrestuar në Prizren, dyshohen për fajde

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të fajdes.

“Të dyshuarit kishin ushtruar presion të vazhdueshëm mbi viktimën, duke e detyruar atë të vepronte në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Gjatë kontrollit në banesat dhe automjetin e të dyshuarve, policia ka sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë, një pushkë ajrore, 42 fishekë kalibër 9×19 mm, një fishek me kalibër të panjohur dhe dy automjete, njoftoi Policia e Kosovës.

Të ngjashme