Dy meshkuj shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi të njëjtit gjatë një ndeshjeje futbolli kanë hedhur fishekzjarr dhe gurë në stadium.
Si pasojë e veprimeve, kishin pësuar lëndime trupore dy zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësorë, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet.
Rasti sipas raportit të policisë, ndodhi në rrugën Beqir Kastrati në pasditen e së shtunës.