Dy të plagosurit gjatë së enjtes në lagjen “Mati 1” në kryeqytet janë në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i tha Ekonomia Online se ata janë në mjekim intensiv dhe në gjendje të rëndë.
“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka sqaruar ai.
Nga përleshja më armë zjarri mbetën të plagosur katër persona, ku dy prej tyre më pas ndërruan jetë në QKUK.
Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast.
Sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë dy familje për shkak të kontestit pronësor, edhe pse nde nuk dihen motivet e këtij rasti.