Dy të rinj italianë vdesin në krahët e njëri-tjetrit në kullën Grenfell

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 11:10 | Nga

Një çift të rinjsh kanë humbur jetën mes flakëve në kullën Grenfell, pasi ndërtesa 24-katëshe në Londër u “përpi” nga zjarri.

Por para se të jepnin jetë, dy të rinjtë u telefonuan familjeve të tyre në Itali, për t’i përshëndetur për herë të fundit, shkruan “The Sun”.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi kaluan momentet e tyre të fundit duke u treguar prindërve sa shumë i donin.

Gloria i telefonoi nënës duke i thënë: “Faleminderit për atë që ke bërë për mua”.

Marco përpiqej me guxim ta qetësonte, ndërkohë që të dashuruarit u ndanë përfundimisht nga familjeve të tyre të dëshpëruara, duke u thënë se mund të shihnin flakët që po afroheshin nga shkallët.

Dy arkitektët jetonin në katin e 23 dhe shpëtimi i tyre ishte pothuajse i pamundur, pasi zjarri shpërtheu në katin e katër për te përpirë më pas të gjithë kullën.

Të dashuruarit u zhvendosën nga Italia në Londër vetëm tre muaj më parë për të gjetur punë.

Gloria thirri familjen e saj në orën 3 të mëngjesit duke thënë se një zjarr i madh kishte shpërthyer në të gjithë kullën dhe se ajo dhe të fejuarin e saj po pritnin ndihmë.

Por ajo nuk erdhi kurrë dhe kufomat e dy të rinjve u gjetën në krahët e njëri-tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme