Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident që ka ndodhur sot në Tiranë.
Top Channel raporton se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë, të cilët kanë vdekur.
Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë.
E detajet rreth rastit ka dhënë edhe policia shqiptare.
“Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M. Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje”, thotë PK.
Dy drejtuesit e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve