Dy të vdekur nga të shtënat me armë në një kishë në SHBA

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur të enjten si pasojë e të shtënave në një kishë periferi të Birmingham, Alabama, bëri të ditur policia amerikane.

Një i dyshuar, i cili nuk u identifikua publikisht, është në paraburgim, tha kapiteni Shane Ware në Departamentin e Policisë Vestavia Hills. Viktima e mbijetuar është duke u trajtuar në spital për lëndime të cilat nuk janë bërë të ditura, raportoi CNN të premten.

Të shtënat në kishën episkopale të Shën Stefanit në Vestavia Hills u raportuan rreth orës 18:22, sipas kohës lokale.

Sipas kalendarit të kishës, një ngjarje e quajtur “Boomers Potluck” ishte planifikuar në të njëjtën kohë kur kanë ndodhur të shtënat, por nuk ishte e qartë nga konferenca për media nëse dhuna ndodhi pikërisht në atë ngjarje.

Është gjithashtu e paqartë se sa njerëz ishin në ngjarje kur u qëlluan.

Të ngjashme