Dy tërmete të fuqishme godasin Korçën

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Dy tërmete të fuqishme raportohet se ka rënë pak më parë në Korçë.

Raportohet se tërmetet kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

Nuk ka ende informacione për dëme apo të lënduar.

Ndërkohë tërmetet janë ndierë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, njofton Top-Channel.

Nga 1 qershori vala e tërmeteve të njëpasnjëshme përfshiu Qarkun e Korçës, duke dëmtuar qindra banesa në fshatin Floq, Qafëzez dhe Vidohovë.

Të ngjashme