Dy tifozët anglezë vazhdojnë për në Moskë rrugëtimin e radhës

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 13:35 | Nga

Tifozët anglezë Nigel Holder dhe Larry McNulty kanë hipur në furgonin e tyre të kampingut të dielën dhe janë nisur për xhiron e radhës të rrugëtimit maratonik të tyre në Kupën e Botës në Rusi.

Ata i presin 20 orë rrugë për në Moskë, arenën ku përfaqësuesja e Anglisë do të luajë në gjysmëfinale të Botërorit të mërkurën ndaj Kroacisë.

Dy kontraktues të ndërtimeve nga Cheltenhami, në perëndim të Anglisë, janë nisur me furgonin e tyre Mercedes muajin e kaluar për në Rusi,j shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ata kanë shijuar skuadrën e tyre duke fituar ndaj Suedisë të shtunën në çerekfinale në qytetin Samara.

Ndalja e radhës është në kryeqendrën e Rusisë, Moskë, por ka një pengesë. Ata nuk kanë bileta për ndeshjen Angli – Kroaci.

“Nëse ndokush ka bileta aty, ne jemi shumë të interesuar të shohim gjysmëfinalen”, ka thënë Holder në furgon para se të nisej për në Moskë, që është 1000 kilometra në veriperëndim të Samaras.

Dyshja është nisur nga Anglia më 12 qershor dhe ka qenë vazhdimisht në rrugë që nga atëherë, duke shkuar në qytetet e Kupës së Botës si Volgograd, Nizhny Novgorod, Kaliningrad, Moskë dhe Samara për të përkrahur skuadrën e Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme