Është zbardhur itinerari i dy turisteve që humbën jetën në Valbonë teksa eksploronin zonën. Vajzat e huaja, një belge e identifikuar si Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe tjetra nga Franca, emri i të cilës nuk është bërë ende publik, ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit.
Dy vajza ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën që është ende e pranishme në kërë zonë. Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë.
Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Trupat e vajzave nuk janë nxjerrë ende. Policia njoftoi se zona është mjaft e thepisur dhe është e pamundur edhe ulja me helikopter.