Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orëshin e fundit në rajonin e Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë pesë (5) vjeçarë ka ndërruar jetë në shtëpi.
Rasti ka ndodhur në rrugën Bedri Pejani, Bresje, rreth ores 05:20, dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti tjetër është raportuar në rrugën Nezir Gashi, Prishtinë, në ora 07:37.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.