Policia italiane e qytetit të Raguzës, në Sicili ka vënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës dy vëllezër shqiptarë Ardi Hasanaj 18-vjeç dhe Dragan Hasanaj 23-vjeç.
Dy vëllezërit janë arrestuar në flagarancë ndërsa po trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobusëve në hyrje të qytetit të Raguzës.
Në zotërim të 18-vjeçarit Ardi Hasanaj janë gjetur rreth 1 kg marijuanë e kokainë.
Në momentin e ndalimit dy vellezërit shqiptarë kanë tentuar t’i shmangen policisë por janë bllokuar pak metra më larg stacionit të autobusëve, shkruan oranews.
Vetëm 3 muaj më parë policia e Raguzës ka ndaluar Dragan Hasanj me 300 gr marijuanë.