Dy vëllezër sulmojnë zyrtarët policorë

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 10:58 | Nga

Njësitet policore kanë ndaluar dje një automjet të tipit “Ford” në të cilin gjendeshin katër persona, gjatë verifikimit policia ka konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata Themelore për vuajte të dënimit për 6 muaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më pastaj dy vëllezërit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme