Dy vrasje për një javë – Shala kërkon dorëheqje: S’ka koordinim të institucioneve, po terrorizohen qytetarët

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 11:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i rrethanave të sigurisë Drizan Shala, në një prononcim për Ekonomia Online duke folur në lidhje me vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend, tha se institucionet relevante të sigurisë nuk kanë vepruar në aspektin substancial njëra me tjetrën.

Sipas tij, personat me të kaluar kriminale për shkak të mos koordinimit të institucioneve, janë të lirë dhe po i terrorizojnë qytetarët. Ai ka kërkuar që në këtë rast të merren veprime konkrete.

“Sa i përket incidentit të fundit në kryeqytet por njëkohësisht edhe rastit të fundit në Klinë mund të dëshmohet te pika e parë si institucionet relevante, policia, prokuroria dhe gjyqësori nuk kanë vepruar në aspektin substancial njëra me tjetrën duke ja lejuar, mundësuar që grupet kriminale dhe individët me precedent kriminal vazhdojnë të jenë të lirë të lëvizin në qytetet e Kosovës dhe kështu të i’u mundësohet që të terrorizohen qytetarët nga veprimet e tyre bandideske. Pra duke rrezikuar sigurinë e përgjithshme, pra në këtë ne duhet të bëjmë reflektime institucionale pra do të duhet që të merren veprime konkrete”, tha ai.

Sa i përket rastit në “Bon Vivant”, Shala tha se do të duhej që të kishte dorëheqje nga drejtoria rajonale e Policisë duke marr parasysh që ngjarja ka ndodhur afër stacionit të Policisë, në Prishtinë.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ketë një riorganizim institucional, madje e ka kritikuar ministrin për siç ka thënë dislokim të një pesë të policëve në veri, duke e lënë pjesnë tjetër pa menaxhimin e duhur.

“Pra nga rasti në Bon Vivant duhet që të merren veprime të shkarkimeve në nivelin e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, në aspektin menagjerial do të duhet të kemi dorëheqje. Po njëkohësisht do të duhet që të jepet përgjegjësi e parë, ministrit të Punëve të Brendshme i cili duhet që të bëjë një hap mbrapa duke mundësuar të kemi një ri organizim institucional në kuadër të MPB-së”.

“…Ministri ka vepruar jo mençur duke dislokuar pjesën më të madhe të infektiveve të tij në pjesën veriore me një plan operativ që nga 2021 e tutje dhe pjesë të tjera të Kosovës kanë mbetur me të themi monitorues të zyrtarëve policorë sepse komponentë kryesore ishte dislokuar në pjesën veriore dhe kjo po e dëshmon faktin që më pastaj grupet kriminale jo larg drejtorisë se përgjithshme të Policisë së Kosovës 200 metra gjithsej mund të veprojnë lirshëm duke mos u penguar fare”, tha ai.

Të hënën në Klinë, është vrarë një person nga një i afërm i tij, përderisa javën që shkoj pas një përleshje në një lokal në Prishtinë, u vra një person e mbetën të plagosur 17 të tjerë.

Të ngjashme