Dy zyrtarë policorë suspendohen për neglizhencë në rastin e vrasjes së policit Lika

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga detyra një toger dhe një rreshter policie, pas dështimit për të zbatuar urdhëresën për arrestimin e 17-vjeçarit Rejhan Bela, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, shkruan Ekonomia Online.

Sipas IPK-së, togeri ishte në dijeni të urdhëresës por nuk ndërmori veprime, ndërsa rreshteri dështoi të raportojë saktë dhe me kohë, si dhe dyshohet se nuk ndërmori hapat e nevojshëm për ekzekutimin e urdhëresës.

Sipas njoftimit, hetimet paraprake po vazhdojnë.

Të ngjashme