Tottenhami është shumë afër transferimit të yllit argjentinas, Paulo Dybala nga Juventusi.
Mediat britanike raportojnë se tashmë Dybala është pajtuar për kushtet personale me Tottenhamin.
E vetmja pikë në të cilën është duke ngecur momentalisht për t’u arritur marrëveshja finale është ajo për të drejtat e imazhit të lojtarit, të cilat janë në pronësi të kompanisë nga Malta “Star Image” për të cilën Tottenhami duhet të paguajë një shumë të caktuar.