Dybala bën histori me Juventusin

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të Juventusit që arrin të realizojë het-trik në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pas Pippo Inzaghit, Alex Del Pieros dhe Arturo Vidalit.

Argjentinasi i shënoi tri golat e tij në fitoren e Juves 3-0 ndaj Young Boys të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Dybala i ka ndjekur hapat e disa prej legjendave të Juventusit duke i shënuar tri gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve – pa llogaritur këtu Kupën Evropiane.

Inzaghi e kishte arritur këtë veçori në fitoren e Juves ndaj Dinamo Kievit në mars të vitit 1988, Del Piero kundër As Monacos po ashtu në vitin 1998.

Ndërsa Vidal realizoi het-trik ndaj Copenhagen në nëntor të vitit 2013.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme