Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë verës.
Në një intervistë për mediumet argjentinase, ai ka insistuar se është i lumtur te Juventusi, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar dhjetë gola e ka dhënë gjashtë asistime në 41 ndeshje.
“Juventusi e di shumë mirë se unë dua të qëndroj dhe të respektoj kontratën deri në fund. Këto fjalë ua kam thënë edhe krerëve të klubit, me të cilët jam takuar javën e shkuar. Kështu që unë do të jem pjesë e ekipit edhe edicionin tjetër”, ka thënë Dybala, që Juventusit iu bashkua nga Palermo në vitin 2015.