Në një intervistë për France Football, Paulo Dybala, ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve të humbur nga Real Madridit në Cardiff.
Argjentinasi ka thënë se i mungon Dani Alves, por edhe Paul Pogba.
“Kemi dështuar në pjesën e dytë, ndihesha i parëndësishme. Ishte e quditshme”, ka thënë Dybala. Buffon, është një legjendë”.
“Dani Alves? E falënderoj, më mungon një si ai, është një nga më të mirët që kam parë, por edhe largimi i Pobgas ishte një goditje e rëndë”, ka thënë Dybala.
Sulmuesi ditë më parë ka thënë se nuk i premtojë tifozëve që do të qëndrojë te Juventusi për jetë.
Për atë ka shfaqur interesim Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City.
Cmimi i lojtarit është rreth 80 milionë euro aktualisht, por me siguri kjo shifër do të rritet në momentin që interesimi i skuadrave të lartpërmendura bëhet real.