Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, thotë se kurrë nuk e ka fyer Jose Mourinhon, por i ka thënë se nuk kishte nevojë ta bënte atë gjest.
Menaxheri i Manchester United pas ndeshjes i provokoi tifozët bardhezi pas fitores të së mërkurës.
“Unë i thashë atij se nuk kishte nevojë të bënte këtë gjest”.
“Nuk kishte nevojë për të krijuar më shumë tensione sesa kanë ekzistuar, ndonjëherë i fryhet të keqes, për të krijuar më shumë tensione sesa kishte”.
“I thashë atij se nuk kishte nevojë, nuk e kam fyer atë. Unë vetëm i thashë atij dhe u largova”.
Juve përballet me Milanin në fundjavë dhe Dybala pret fitore në këtë ndeshje.
“Unë mendoj se dy ekipet jemi në formë të mirë, të dy ekipet janë duke bërë shumë mirë në të gjitha garat dhe unë jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer si Milan-Juve, që gjithmonë është”.
“Ne shpresojmë të luajmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të marrim tri pikë”.
“Gonzalo Higuain? Ne folëm disa ditë më parë dhe është një ndjenjë e çuditshme. Unë njihja atë, kemi luajtur së bashku dhe kemi fituar shumë trofe bashkë”, ka thënë Dybala.