Asi argjentinas nuk do të largohet nga kampioni i Italisë, ani pse gjigantët europianë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij
Paulo Dybala do të mbetet te Juventusi edhe për shumë vite.
Pavarësisht interesimit të Realit të Madridit apo Barcelonës, sulmuesi argjentinas nuk e mendon largiminin nga kampioni i Italisë.
Të enjten ose të premten, ish lojtari i Palermos do të firmosë zyrtarisht kontratën e re me bardhezinjtë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2021.
Nga marrëveshja e re Dybala pritet të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.