Pas një dite heshtje dhe kritikave të marra si rezultat i disfatës në Cardiff, në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, ka folur Paulo Dybala nga kampi bardhezi:
“Nuk ka mbaruar ashtu siç kemi dëshiruar, por kemi bërë më të mirën për të shkuar drejt qëllimit përfundimtar. Më vjen keq për ekipin, tifozët dhe veten time”.
“Zhgënjimi është i madh, por ne duhet të mësojmë nga kjo humbje, e cila tani dhemb”.
“Më të fortë së bashku dhe më të vendosur, le të fillojmë nga këtu. Sot më shumë se më parë”, ka shkroi “playmakeri” këtë mëngjes në postin e publikuar në profilet sociale të tij në italisht, spanjisht dhe anglisht.