Dyert e banjës së burrave kanë 6 herë më shumë mikrobe sesa ato të grave

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kur është fjala për pastërtinë në banjë, mëkatet e burrave shtrihen shumë larg nga vetëm lënia e ulëses së tualetit.

Burrat ka më pak gjasë që t’i lajnë duart pas përdorimit të banjës për dallim nga gratë, sugjeron hulumtimi më i fundit, dhe mund t’i rrezikojnë njerëzit tjerë nga mikrobet që i lënë pas, shkruan “Daily Mail”.

Një studim i çastit me dorezat e pastruara të dyerve në një zyre të madhe në Londër, zbuloi se dyert e banjës së burrave përmbante pothuajse gjashtë herë më shumë baktere se ato të grave.

Kjo vjen pasi Shoqata Mbretërore e Shëndetit Publik gjeti se vetëm gjysma e burrave që nuk i lajnë duart e tyre pas përdorimit të tualetit është si një “rrezik i lartë” krahasuar me gati dy të tretat e grave.

Hulumtimi më i fundit, po ashtu, gjeti se dyert e banjës së meshkujve përmbajnë katër herë më shumë baktere sesa mesatarja e ulëses së tualetit, transmeton Koha.net. Kjo mund të rrisë rrezikun e gripit të stomakut që mund të merret nga sipërfaqja e ndotur.

“Ne e dimë nga hulumtimi ynë se gratë e praktikojnë higjienën më mirë dhe më shpesh i lajnë duart e tyre pas përdorimit të banjës”, thotë Sally Bloomfield, profesor i “London School of Hygiene and Tropical Medicine”. “Higjiena e duarve është e rëndësishme pas prekjes së dyerve të banjës që janë prekur nga njerëz të tjerë”, shtoi ai.

“Pra, mbajtja e një pastruesi për duart në sirtar dhe përdorimi i tij kur ktheheni në tavolinën e punës mund të jetë një zgjidhje për burrat që nuk i lajnë duart pas përdorimit të banjës”, përfundoi Bloomfield.

Të ngjashme