Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga rrëzimi i një aeroplani me rreth 100 pasagjerë në Kazakistan.
Aeroplani i kompanisë “Bek Air” pati probleme pak minuta pas ngritjes në qiell nga qyteti Almaty, kur ishte nisur drejt kryeqytetit Nur-Sultan.
Pasi e humbi kontrollin, aeroplani e goditi një ndërtesë dykatëshe, njoftoi Komisioni i Aviacionit Civil në Kazakista. Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.
“Aeroplani shkoi anash majtas, pastaj djathtas, pastaj filloi të dridhej, përderisa pilotët mundoheshin ta ngrisnin më lart”, tha biznesmeni Aslan Nazaraliyev, i cili i mbijetoi këtij aksidenti.
Një e mbijetuar tjetër tha se ajo dëgjoi zhurmë të tmerrshme para se aeroplani të fillonte ta humbte kontrollin “Aeroplani fluturonte me pjerrtësi. Gjithçka ishte si në filma, njerëzit bërtisnin dhe qanin”, tha ajo.
Autoritetet fillimisht thanë se 15 njerëz kanë vdekur, por më vonë shifra u ndryshua në 12, ndërsa 49 të tjerë janë dërguar në spital. Disa prej personave të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë.
Në mesin e personave të vdekur është edhe kapiteni që e drejtonte aeroplanin, shkruan “Reuters”.