Dyshohet se 13-vjeçarja në Prishtinë ngeli shtatzënë, ishte në lidhje dashurie me një 16-vjeçar

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tronditëse dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare ka mbetur shtatzënë si pasojë e marrëdhënieve seksuale me një person i cili po ashtu është i moshës së mitur.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e vajzës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se shtatzënia e të miturës është konstatuar nga mjeku specialist i gjinekologjisë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, e mitura është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencën e prindit të saj dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. 13-vjeçarja ka deklaruar se ka një vit e gjysmë që ka filluar lidhjen me të dyshuarin, me të cilin kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari nuk ka kryer aktin me dhunë, por gjithçka është bërë me dëshirën dhe pëlqimin e të dyja palëve.

Si rezultat i denoncimit, 16-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Të ngjashme