Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 31 gushtit në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 21:10, ndërsa e dyshuara, një grua kosovare, është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kishte goditur partnerin.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.