Dyshohet se kryenin vjedhje, arrestohen edhe dy të dyshuar në Ferizaj

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një hetimi të gjatë, që nga muaji prill-2023, duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve dhe vëzhgimeve ligjore, kanë arritur që të identifikojnë, e më pas të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët në grup kishin kryer disa vjedhje të rënda.

Policia njofton se fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit ( kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj.

Të ngjashme