Dyshohet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Një burrë dyshohet se ka vdekur në Pejë, pas shpërthimit të një cisterne, në afërsi të një pompe.

Kështu bëjnë të ditur burime të Klankosova.tv, ndërsa për shpërthimin lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa edhe një person dyshohet se ka mbetur i lënduar.

Të ngjashme