Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Lëndim trupor”, në Prishtinë.
Ai dyshohet se rreth orës 02:30 pas mesnatës së 10 janarit, ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të sigurimit të një diskoteke në rrugën “Eqrem Qabej”.
I arrestuar dyshohet se u ka hedhur rojeve sprej syve, për çka këta të fundit pranuan trajtim mjekësor.
Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.