Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleone, raporton Express.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ndërsa sipas raportit të mjekut Vali Corleone është jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës, e cila dyshohet se ka shkrepur armën.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuror i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.