E bën gruan për spital

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 09:07 | Nga

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Rasti është klasifikuar si dhunë familjare.

 

Të ngjashme