Në lagjen “Veternik” të Prishtinës janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe kanë penguar në detyrë dy zyrtarë policorë.
Njëri nga policët ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.