Bleu jaht 400 milionë euro, por s’e lanë ta shijonte

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 20:00 | Nga

Një prej mjeteve të lundrimit më të mëdhatë në botë, jahti i një miliarderi rus është sekuestruar nga Gjibraltari.

Kjo për shkak se kompania gjermane e prodhimit të tij pretendon se asaj i detyrohet ende një shumë prej 15.3 milionë euro.

Pretendimi i saj ka bërë që jahti superluksoz i Andrey Melnichenko të ngecë në Gjibraltar, një territor britanik, që prej së mërkurës së kaluar.

Jahti i regjistruar në Bermuda dhe i ndërtuar nga “Nobiskrug”, la pas kantierin e portit Kiel në Gjermaninë veriore dy javë më parë.

Ai është 143 metra i gjatë dhe ka 3 kolona, më e larta prej 100 metrash, përcjell bw. Jahti, i një tonazhi prej 12.600, thuhet të ketë kushtuar të paktën 400 milionë euro.

“Nobiskrug” thotë se ai ka edhe një mbulesë nënujore vëzhgimi, një motor hibrid me naftë dhe elektrik, ndërsa sistemi i lundrimit është i një gjendje superperfekte, apo “state of the art”. Dizenjuesi i tij është pikërisht Philippe Starck.

Sipas dokumenteve të para nga media gjermane “NDR News”, “Nobiskrug” kërkon një pagesë prej 9.8 milionë eurosh, sikurse edhe 5.5 milionë euro për nënkontraktorët dhe interesat.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme