Familja amerikane ndër më të pasurat në planet, viziton Sarandën

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 22:10 | Nga

Një tjetër jaht i rrallë viziton brigjet në jug të Shqipërisë, të cilat sidomos këtë vit janë bërë mjaftë atraktive për shumë persona e familje të pasura.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Bregdetit, Auron Tare, njofton për ATSH-në se, Waltons, një nga familjet amerikane më të pasura në planet, pronarët e rrjetit të supe rmarketeve “Walmart” kanë bërë një vizitë disa orëshe në qytetin antik të Butrintit.

Jahti Troyanda, ka ankoruar në ujërat shqiptare për një ditë ku anëtarët e kësaj familje tepër të njohur, janë parë të drejtohen për nga Butrinti dhe u shoqëruan nga Auron Tare, një njohës i mirë i këtij qyteti antik.

TROYANDA-front-view-34TROYANDA-sundeck--overview-24Troyanda-Super-Yacht-005Yacht Troyanda - Stern ViewYacht Troyanda - Upper Aft Deck Dining Area

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme