E dërgoi në motel, pastaj e dhunoi seksualisht e fizikisht viktimën me ngecje mendore- Arrestohet burri

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas këtij institucioni, egzistojnë dyshimet se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel e po ashtu ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.

“Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur. Nga hetuesit rajonal të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria bëri të ditur se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Të ngjashme