Sylejman Fazliu dyshohet se është 59-vjeçari që ra në bunar në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut dhe u nxjerr pa shenja jete. Kështu kanë bërë të ditur banorët e fshatit, të cilit ishin edhe në vendin e ngjarjes. Klankosova.tv ka mësuar po ashtu se 59-vjeçari kishte rënë në pusin […]
E dhimbshme: Ky është 59-vjeçari që dyshohet se ra në bunar dhe humbi jetën

Sylejman Fazliu dyshohet se është 59-vjeçari që ra në bunar në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut dhe u nxjerr pa shenja jete.
Kështu kanë bërë të ditur banorët e fshatit, të cilit ishin edhe në vendin e ngjarjes.
Klankosova.tv ka mësuar po ashtu se 59-vjeçari kishte rënë në pusin që ndodhet në oborrin e një shkolle.
Trupi është nxjerrë nga zjarrfikësit e rajonit të Ferizajt, ndërsa sipas banorëve ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij.











