Ekonomia Online
FUNDIT

“E di që jeni krenare me babanë që patët”, Qëndron Kastrati humb një person të dashur për të

“E di që jeni krenare me babanë që patët”, Qëndron Kastrati humb një person të dashur për të

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka humbur një person shumë të dashur të familjes. Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur axha i tij, Aqif Kastrati. Ai ka shkruar disa fjalë për të dhe familjen e tij, duke u ndjerë shumë krenarë për personin që […]

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka humbur një person shumë të dashur të familjes.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur axha i tij, Aqif Kastrati.

Ai ka shkruar disa fjalë për të dhe familjen e tij, duke u ndjerë shumë krenarë për personin që ishte.

Postimi i plotë i Kastratit:

Familjarë e miq,

Me dhimbje të madhe ju njoftojmë që në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë xhaxhai im, familjari ynë i dashur Aqif (Sabit) Kastrati.

Do ta kujtojmë përherë si njeri që dha aq sa pati për këtë vend. Tregimet dhe fjalët e tij do t’i kemi në mendje secilën ditë. Vuajtjet e mëdha që i përjetoi prej kur ishte fëmijë e deri në fund të jetës do t’i mbajmë gjithmonë në kokë për të na dhënë kurajo.

Tetja Dritë, e di që je krenare me bashkëshortin që pate dhe ashtu duhet të mbetesh. Rozafë e Marigonë, e di që jeni krenare me babain që patët dhe ashtu duhet të mbeteni. Halla Ismete, e di që je krenare me vëllain që pate dhe ashtu duhet të mbetesh. E di, sepse ne jemi krenarë per xhaxhain e familjarin tonë qe e patëm dhe krenarë do të mbesim.

Të ngjashme