Kapitali njerëzor dhe të punësuarit janë bazë për zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve!
Zhvillimi ekonomik ka për qëllim krijimin e një ekonomie lokale të qëndrushme dhe të përshtatshme ndaj ndryshimeve, që sjellin zhvillim dhe prosperitet për të gjithë.
- Për të përballuar koston e lartë të jetesës, është e domosdoshme rritja e pagave për punonjësit e sektorit privat dhe publik deri në 20%.
- Kjo rritje e pagave do të ketë efekt në mirëqenien e punonjësve dhe familjes së tyre, ku pak a shumë do ta frenoj largimin e të rinjëve drejt BE!
- Komuna e Fushë Kosovës fokus të veçantë po i jep përmirësimit dhe zhvillimit të infrastrukturës publike, sepse kjo është e rëndësishme për njerëzit, bizneset dhe investitorët e jashtëm …
🚻Numri i bizneseve aktive në Fushë Kosovë është 🏭 2.610, ku janë të punësuar 10,540 punëtorë.
Në Fushë Kosovë 11% e popullatës jetojnë në gjendje të rënduar ekonomike,
2.1% jetojnë nga ndihma sociale dhe 9.1% nga pensionet.
Fushë Kosova ka nivelin më të ultë të papunësisë në nivel vendi me 11%. 👷🏻 👷🏻 Pagat e ulta, kushtet e punës janë disa nga problemet që po largojnë punëtorë nga Kosova drejt vendeve evropiane, pra kapitali njerzor i kualifikuar me përvoja dhe praktika të mira të punës do të ketë impakt negative në zhvillimin ekonomik.
Fushë Kosova vazhdon të mbetet treg i punës!
(Autori është drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës)