E duan Interi dhe Unitedi, por komplikohet gjithçka

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk do ta lejojë Vidalin të largohet në afatin e janarit

Sport raporton se Arturo Vidal do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës. Barca nuk do të lejojë që kiliani të largohet në afatin e janarit, ai do të qëndrojë deri në verë.

Manchester United dhe Inter janë duke insistuar për ishin e Juves dhe Bayernit, por Ernesto Valverde insiston ta mbajë deri në fund të sezonit, duke i premtuar më shumë minuta.

Kiliani ka ardhur nga stoli dhe ka shënuar disa herë, së fundmi në barazimin 2-2 me Espanyolin në La Liga. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme