Bebe Rexha nuk po e ndal punën rreth këngëve të reja, as në këtë situatë pandemie.
Bebe Rexha këto ditë izolimi po i kalon në shtëpi, ndërsa dhe gjatë kësaj kohe qëndron aktive me disa aktivitete.
E preferuara e saj këto ditë mbetet kuzhina, madje këngëtarja shumë shpesh përgatit ushqime tradicionale shqiptare.
Por, nuk e ka lënë pas punën rreth këngëve të reja, e këtë gjë e tregoi më së miri përmes një fotografie të postuar në InstaStory.
Në atë imazh, artistja shihet bashkë me ekipin e saj, ku përmes video-live punojnë për këngët e reja.
“Si i shruajmë tekstet e këngëve tani”, ishte mbishkrimi që ia la postimit ajo, ndërsa shihet me flokë të çrregulluara dhe pa grim./ln