Thotë populli; “e keqja nuk vjen vetë” dhe në fakt e keqja këtij vendi nuk i erdhi vetë. Fillimisht i erdhi me kryeministrin Kurti, për të vazhduar me virusin corona dhe për ta shtuar dozen e fatkeqësisë për këtë vend erdhi edhe prishja e mundshme e koalcionit në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pikërishtë në kohen e pandemisë.
Për ata që nuk e njohin Kurtin përtej deklaratave publike që doren në zemer i ka të sofistikuara dhe të mbeshtjellura mirë me mashtrim mund të mos e bëjnë shkaktar për situatën e krijuar, por në fakt Albin Kurti është kryefajtori.
Askush nuk mund të thotë se Albin Kurti ka qenë i pavetdishem për pasojat që mund ti ketë në momentin kur ai e shkarkon njeriun më me ndikim në LDK siq është Agim Veliu, mirëpo si mashtrues edhe oportunistë që është e ka shfrytëzuar situatën pandemike pë tër krijuar problem mbi problem, sepse vetëm kështu ai mund të mbijetoj në skenen politike dhe të duket viktimë në sy të qytetarëve.
Për ata që nuk e njohin Albinin jashtë deklaratave publike unë po ua sjelli në vëmendje disa probleme të Albinit që shpërfaqin karakterin e tij politik prej një egoisti dhe oportunisti.
Porblemi i parë i Albin Kurtit është fitorja e tij që erdhi krejtësisht simbolike sepse në vazhdimësi ai ka pritur një tjeter fitore, ka pritur një fitore me përmbysje të sistemit me revulucion , me trazira, me dhune, me gjak dhe viktima , vetëm kështu ai mund të behej pjesë e historisë sepse sipas tij e ka përmbysur nje “regjim”.
Problemi i dytë i Albin Kurtit është se atë e vret e kaluara e tij përmes seciles ai nuk u etablua si një nga kontribuesit kryesor për çlirimin e Kosoves, pastaj nuk ishte në asnje proces të rëndësishem pas çlirimit. Prandaj gjithçka që ka ndodh pas vitit 1999 ai e ka kundershtuar me të gjitha mjetet, sepse nuk ishte personalisht aty, jo pse nuk e kishte mundësin por sepse refuzoj të ishte.
Porblemi i tretë Albin Kurtit ka të bëjëj me fromësimin e tij si karakter politik. Albini ka frikë nga situatat e zakonshme dhe normale sepse aty humbë është territor i huaj për të, Albini i dëshiron situatat e jashtëzakonshme dhe jonormale sepse vetem mbi keto situata vjen në shprehje figura e tij.
Por Kosova nuk e ka luksin që për një person si Albin Kurti të jetoj gjithmonë me friken se çka do të ndodh neser, prandaj Albini me vetëdije të plotë po i bënë veprimet që kanë pasoja në prishjen e qeverisë mirëpo po i gjen format me dinake të mundshme për të pasur sa me pak pasoja në sytë e qytetarëve.