Është bërë zekutimi i transferim për pagesën e masës 15 te pakos emergjente fiskale për 27,572 familje.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Finacave Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Fcebook. Ajo ka njoftuar se tërheqja e mjeteve do të mund të bëhet nga data 12 gusht.
Postimi i plotë:
Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdhëruar transferim për pagesën e 27,572 familjet përfituese të masës 15, për muajin Maj dhe Qershor njëkohësisht, duke përfunduar ne ketë mënyrë ekzekutimin e plote te masës 15, ndërsa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent.
Tërheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), për shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te tërhiqen neper zyra postare sa me afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhëzimeve te institucioneve shëndetësore.