E konfirmon edhe AKP, Ekrem Hajdari shkarkohet nga pozita e drejtorit menaxhues

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të
rregullt me datën 26 tetor 2018.

“Bordi i Drejtorëve të AKP-së, duke u bazuar në kompetencat e veta sipas nenit 15 dhe nenit 16
të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me 7 vota ”për” dhe 1 votë “kundër” ka
vendosur për shkarkimin e z. Ekrem Hajdari nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë
Kosovare të Privatizimit,” thuhet në njoftimin dërguar medieve.

Gjatë kësaj kohe, deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk
do të ketë vakum ligjor, pasi që kjo çështje është e rregulluar sipas Aktit Themelues të Agjencisë
Kosovare të Privatizimit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në qershor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme