Barcelona e ka humbur El Clasicon e parë të edicionit të ri nga Real Madrid.
Kampioni në fuqi i Spanjës, ka arritur të triumfojë në Camp Nou me rezultat 1-3 duke i shkaktuar humbjen e dytë këtë edicion katalunasve.
Megjithatë pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shpërtheu duke kritikuar VAR-in.
Ai tha se penalltia e akorduar kundër skuadrës së tij nuk ishte, derisa VAR nuk është asnjëherë në favor të Barcelonës.
“Penalltia është e pakuptueshme. Ne nuk kemi pasur vendime të VAR-it në favorin tonë në asnjë ndeshje.A është një penallti? Për mua nuk është penallti, shpresoj që ta ma shpjegojnë mua VAR-in këtu në Spanjë”
“VAR mund të jetë shumë i mirë, por për të gjitha ekipet. Së pari është faulli i Ramosit ndaj Lenglet për kapje nga fanella. Edhe një herë, për mua nuk është penallti”.
“Është normale që lojtarët e Real Madridit të bëjnë më të mirën pasi gjyqtari të akordojë penallti. Nuk dua të flas më për këtë penallti. Ajo që është e qartë është se ka qenë vendimtare në ndeshje”, ka thënë Koeman për penalltinë e dhënë të Real Madridit.
Por kjo deklaratë holandezit mund t’i kushtojë shtrenjtë pasi FFS po mendon dënimin e tij.
Mediat spanjolle kanë raportuar se federata e futbollit mund ta dënojë holandezin nga katër deri në 12 ndeshje mos drejtim të skuadrës.
Përveç ndeshjeve mos lojë Koeman rrezikon edhe një gjobë me para nga 600 deri më tre mijë euro.