Dekorimi i tryezës për festat e fundvitit është një nga gjërat kryesore për çdo amvisë.
Detajet janë ato që bëjnë që gjithçka të mbetet në memorien e gjithsecilit prej nesh.
Disa njerëz preferojnë që në tryezën e tyre të kenë sa më shumë ngjyra dhe ushqimet tradicionale që bëhen në këto raste festash.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për tryezat e Krishtëlindjes, nuk janë vetëm pjatat, mbajtësit e qirinjve dhe argjendtë që duhet të shkëlqejnë, por edhe atmosfera.