E mitura në Gjilan raporton se u dhunua nga dy burra në mars-prill, arrestohen të dyshuarit

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë e mitur në Gjilan ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy të burra gjatë muajve mars-prill.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se janë dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore.  Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme